Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 15 minuta përpara se ta lindte foshnjën

03 nëntor 2022 | 08:18

Një studente e re e kolegjit, e cila kreu lindje vetëm 15 minuta pasi zbuloi se ishte shtatzënë, ka thënë se fillimisht shkoi te mjeku sepse mendoi se kishte ‘apendicit’ dhe përfundoi në proces të lindjes.

Kayla Simpson, 21-vjeçare, një studente në Universitetin e Indianës, u trondit kur pa foshnjë pasi mjekë i bënë një ekografi. Ajo mendoi se vuante nga apendiciti, sepse kishte ngërçe të rënda dhe gjakderdhje, transmeton “Telegrafi”.

Studentja vuante nga ato që ajo mendonte se ishin dhimbje të forta të menstruacioneve, por nuk tregoi shenja shtatzënie, ndërsa mendonte se do të largohej nga spitali pa apendiks, ajo u largua me një të porsalindur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datë 3 nëntor 1443 është një datë historike për…