
Zëdhënësi i PDK-së tallet me deklaratën e Kurtit
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka deklaruar se partia e tij do t’i fitojë dy të tretat e Kuvendit.
Me këtë deklaratë të Kurtit është tallur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.
Bytyçi ka ironizuar me deklaratat e Kurtit dhe Besnik Bislimit, të cilët së fundmi kanë folur për sondazhet të cilat LV-në e nxjerrin si partinë që do të marrë më së shumti deputetë në Kuvend.
“Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mijë qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara. Sipas Albinit, diku 600 mijë (533.33 ma saktë) vota do t’i merr partia e tij. Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkëpartiakët është në garë se kush po e ngrit përqindjen më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thonë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta”, ka shkruar Bytyçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Statusi i plotë i Bytyçit:
Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mijë qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara.
Sipas Albinit, diku 600 mijë (533.33 ma saktë) vota do t’i merr partia e tij.
Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkëpartiakët është në garë se kush po e ngrit përqindjen më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thonë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta.
50 për qind nuk janë 55 deputetë
2/3 nuk janë 55 deputetë
2/3 nuk janë 50 për qind
2/3 janë 66.66 për qind dhe si e tillë nuk janë 55 deputetë, e 55 deputetë nuk janë 50 për qind.