Zelensky i shpëton atentatit në Poloni

23 qershor 2025 | 21:50

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte shënjestra e një komploti vrasjeje që do të kryhej nga një pensionist ushtarak polak, i cili ishte rekrutuar për herë të parë nga Rusia Sovjetike dekada më parë.

Lajmin e bëri me dije kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme të vendit.

Gjeneral-lejtnant Vasyl Malyuk, kreu i SBU-së së Ukrainës, detajoi komplotin e dyshuar në një takim të mbyllur me median ukrainase.

Malyuk tha se shtetasi polak u aktivizua nga Rusia me një plan për të vrarë Zelenskyn në aeroportin Rzeszów-Jasionka të Polonisë duke përdorur ose një dron (FPV) ose një pushkë snajperi, raporton gazeta TSN.

Vrasësi i mundshëm ishte i magjepsur nga ideja sovjetike, raportoi RBC, dhe i mbajti bindjet e tij për vite me radhë. Por komploti u pengua nga një përpjekje e përbashkët midis SBU-së dhe shërbimit të sigurisë së brendshme polake (ABW).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke…