
Zelensky paralajmëron Putinin: Do të përfundoni si miqtë tuaj në Iran
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin se nëse do e vazhdojë luftën do të përfundojnë si “miqtë e tyre në Iran”.
Përmes një postimi në X, Zelensky shkroi se përkundër kërcënimeve “që po ushtron” bota, Rusia po vazhdon sepse po do luftë.
Sipas tij, ekonomia ruse tashmë po shkatërrohet.
Ndërkaq, Zelensky iu referuar Putinit me “Ajatollah Putin”.
“Rusia dëshiron të bëjë luftë. Madje edhe duke shfaqur disa kërcënime. Kjo do të thotë që presioni që po ushtron bota nuk po i dëmton mjaftueshëm ende, ose po përpiqen shumë të duken sikur janë. Epo, ekonomia ruse tashmë po shkatërrohet. Ne do ta mbështesim këtë proces edhe më shumë”.
“Ajatollah Putin mund t’i shohë miqtë e tij në Iran për të parë se ku përfundojnë regjime të tilla dhe sa thellë në prishje i çojnë vendet e tyre”, shkroi Zelenksy në X.