Zelensky reagon pas vrasjes së ish-kryetarit të parlamentit ukrainas

30 gusht 2025 | 14:53

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është informuar për vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit, Andry Parubiyt, i cili u qëllua për vdekje nga një shpërndarës ushqimesh.

Forcat e rendit janë në kërkim të autorit të sulmit dhe po punojnë për të zbuluar identitetin e tij.

Volodymyr Zelensky e quajti vrasjen “të tmerrshme” dhe i shprehu ngushëllimet familjes dhe miqve të politikanit.

“Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Ruslan Kravçenko, sapo kanë zbardhur rrethanat e para të njohura të vrasjes së tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy është vrarë. Ngushëllimet e mia për familjen dhe të afërmit e tij.Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë angazhuar në hetimin dhe kërkimin e vrasësit”, shkroi ai në Telegram.

Vrasësi, i maskuar si shpërndarës i ushqimeve, qëlloi tetë herë ndaj Parubiyt, më pas futi pistoletën në çantë dhe u largua me biçikletë elektrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andriy Parubiy, ish-kryetari i Verkhovna Rada së Ukrainës, është vrarë…