Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore

13 maj 2025 | 22:13

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mandatin e katër të fituar në zgjedhjet e 11 majit.

“Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”, thuhet në urimin e Zelenskyt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…