
Zemaj i dhuron Lipjanit një aparat oksigjenoformues
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar komunën e Lipjanit, ku ka takuar kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, me te cilin ka biseduar për situatën rreth Covid-19 në këtë komunë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se QKMF-së së kësaj komune i ka ndarë një aparat oksigjenoformues, i cili është siguruar nga mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut dhe UNICEF-i.
“Me kryetarin e Lipjanit z. Imri Ahmeti dhe autoritetet komunale të shëndetësisë biseduam për situatën rreth Covid 19 në këtë komunë. I inkurajuar nga organizimi i mirë i punës, gatishmëria e personelit shëndetësor për të trajtuar e triazhuar të prekurit nga Covid 19 dhe përgjigja e strukturave komunale ndaj pandemisë. Shqyrtuam edhe nevojat e reja konform situatës dhe QKMF iu nda një aparat oksigjenoformues, siguruar nga mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut dhe UNICEF-i. Bashkë kundër Covid-19, për shëndetin e njëri-tjetrit!”, ka shkruar Zemaj.