
Zemaj: Nuk do të lejojmë që të papërgjegjshmit të na dëmtojnë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të dielën, ka vizituar edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për të parë nga afër zbatimin e masave anti Covid-19.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk do të lejohet që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve
“Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës! Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19. Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë! Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve”, ka shkruar Zemaj.
(M.K/ Epoka e re)