Zemaj, qytetarëve: Evitoni vizitat familjare gjatë festës së Kurban Bajramit

30 korrik 2020 | 16:48

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka ftuar qytetarët që t’i evitojnë vizitat familjare gjatë festës së Kurban Bajramit.

Bashkë me Kryeministrin Avdullah Hoti, Zemaj e ka takuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën, me ç’rast e kanë përshëndetur vendimin e BIK-ut për pezullimin e faljes së Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

“Bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti vizituam kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, me ç’rast përshëndetëm vendimin e BIK-ut për pezullimin e faljes së Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. Ftojmë qytetarët që t’i evitojnë vizitat familjare dhe të na ndihmojnë që bashkë ta kalojmë këtë sfidë”, ka shkruar Zemaj në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri në një konferencë për media…