Zemaj: Tendenca për votim të fshehur është arsyetim i dështimit, brenda saj mund të fshihen edhe gjëra të tjera

27 maj 2025 | 11:12

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, para nisjes së seancës së sotme ka akuzuar partinë fituese se nuk janë të interesuar për ndonjë marrëveshje politike që e ndihmon Kosovën në daljen nga ngërçi.

Për përpjekjen e Vetëvendosjes që të krijohet komisioni për çështjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Zemaj ka thënë se brenda kësaj vote të fshehur mund të fshihen edhe gjëra të tjera.

“Tendenca për votë të fshehur është arsyetim i dështimit të tyre në vazhdimësi sepse brenda votës së fshehur  mund të fshihen edhe gjëra të tjera që nuk i kontribuojnë as demokracisë, por nuk i kontribuojnë as jetës parlamentare e as ecjes së mëtutjeshme. Duhet të ketë marrëveshje publike, marrëveshjet tinëzare i takojnë sistemit të së kaluarës. Në logjikën e tyre nëse këta i takojnë me mendësi sistemit totalitar, monist ashtu siç ka pasuar jo rrallë herë në Vetëvendosje, por kjo nuk i përket as LDK-së as deputetëve të saj”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se “jemi të vetmit që kemi ofruar zgjidhje, platformë politike dhe ecje të sigurt dhe stabile”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 27 maj, Bashkimi Evropian do të miratojë zyrtarisht skemën…