
Zeqiri: Vetëm një figurë e pranueshme për të gjithë mund ta zgjidhë krizën
07 maj 2025
| 21:24
Gazetari, njëherish komentatori politik, Sadik Zeqiri, ka treguar skenarët se si të dilet nga kriza, pas situatës së krijuar me mos konstituimin e Kuvendit.
Zeqiri në “Politiko” ka thënë se duhet të krijohet një qeveri teknike ose të shkohet në zgjedhje.
“Ose të merren vesh për me shku në zgjedhje ose të krijohet një qeveri teknike me një kryeministër që nuk është as i LVV-së as i PDK-së as i LDK-së, por të gjendjet një figurë e pëlqyeshme për të gjithë dhe kjo qeveri me shku me mandatin e saj deri në zgjedhjen e presidentit ose atëherë të shkohet në zgjedhjet e reja”, ka thënë Zeqiri.