
Zëvendëskomandanti i marinës ruse u vra nga sulmi ukrainas në Kursk
03 korrik 2025
| 13:02
Gjeneral Major Mikhail Gudkov, zëvendëskomndant i Marinës Ruse, i cili gjithashtu udhëhoqi një brigadë që luftoi kundër Ukrainës, është vrarë në rajonin e Kurskut në Rusi, tha Oleg Kozhemyako, guvernator i një rajoni të lindjes së largët të Rusisë, përmes Telegramit, raporton The Guardian.
Kanale të paformale të ushtrisë ruse dhe ukrainase në Telegram kishin raportuar më parë se Gudkov ishte vrarë së bashku me 10 ushtarë të tjerë në një sulm ukrainas ndaj një posti komande në Korenevo, në rajonin e Kurskut, i cili kufizohet me Ukrainën, shtoi Reuters.