
Zëvendësuesi i Ibrahimoviqit, Milan rikthen Cutrone
27 qershor 2021
| 12:44
Milani është në kërkim të një zëvendësi të Zlatan Ibrahimoviqit dhe përveç Olivier Giroud, në listë është futur tashmë edhe Patrik Cutrone.
Wolves e bleu dy vite më parë për 22 milionë euro pikërisht nga “Djalli” ku sulmuesi mund të rikthehet.
Tashmë si i huazuar, 22-vjeçari do të ishte një alternativë e dobishme pasi mund të përfshihet në listën e Ligës së Kampionëve si prodhim i akademisë pa harruar edhe faktin se e njeh ambientin.