Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen aktivitetet elektorale në Gjermani

10 dhjetor 2025 | 12:18

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka publikuar një njoftim drejtuar partive politike dhe kandidatëve për kryeministër.

Ambasada ka njoftuar se në Gjermani është e ndaluar mbajtja e aktiviteteve zgjedhore nga zyrtarë të huaj gjatë tre muajve të fundit para zgjedhjeve në vendin e tyre.

Meqenëse zgjedhjet e parakohshme në Kosovë pritet të zhvillohen më 28 dhjetor, ky rregull nënkupton se subjektet politike kosovare nuk mund të organizojnë tubime në territorin gjerman, vend ku jeton një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës.

“Pasi një numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në Gjermani, duam t’u rikujtojmë të gjithë kandidatëve se, në parim, organizimi i ngjarjeve zgjedhore nga zyrtarët e huaj nuk lejohet brenda periudhës më pak se tre muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin”, është thënë në njoftimin e ambasadës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, vazhdoi aktivitetet në kuadër të…