Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë dhe pjesëmarrja e komunitetit boshnjak

12 janar 2021 | 16:58

Shkruan: Ćerim Bajrami

Pas njoftimit zyrtar të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, njëkohësisht kryetarja e Kuvendit, ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare për 14 shkurt 2021.

Këto janë zgjedhjet e dyta të jashtëzakonshme me radhë pas atyre të parakohshme nga qershori 2017, gjë që tregon se para skadimit të një mandati të plotë katërvjeçar – zgjedhjet qendrore mbahen tre herë me radhë!

Për këtë zhvillim politik, përgjegjësit kanë partitë politike të shumicës shqiptare, por edhe disa deputetët joshumicë, më saktë partitë e tyre.

Por çka do që është, ne nuk kemi pasur mundësi ta ndryshojmë atë.

Jemi gjithashtu të vetëdijshëm për pakënaqësinë në popullin tonë boshnjak për shkak të përsëritjes të shkuar në votime, dhe atë në kohën e virusit Covid-19 për shkak të cilit shumë gjëra janë të kufizuara gjithsesi.

Ku janë boshnjakët e Kosovës përpara këtyre zgjedhjeve?

Duke gjykuar nga gatishmëria për të formuar parti dhe iniciativa të reja, është e qartë se boshnjakët nuk kanë qenë kurrë se deri më tani më të ndarë.

Dhe këto subjekte të reja janë duke u formuar në Prizren dhe rajoni i Zhupës, pa përjashtim dhe Podgorës, në të cilën kanë mbetur një numër relativisht më i madh i boshnjakëve të Kosovës.

Ndarjet politike boshnjake kanë shumë shkaqe. Ka edhe lëshime subjektive të partive të mëparshme politike, udhëheqësve të tyre, d.m.th. deputetëve të Kuvendit, të cilët po e punojnë më shumë për interesat e tyre personale.

Sidoqoftë, këto ndarje politike janë stimuluar kryesisht nga jashtë. Gjegjësisht, nuk janë ndaluar asnjëherë aktivitetet anti boshnjake nga Serbia, e së cilës strukturat përdorin disa aktivistët dhe simpatizantët e tyre të vjetër politikë të para luftës, këtu në Kosovë ose një numër më të vogël të atyre që u vendosën në diasporë, para dhe pas luftës në Kosovë.

Gjithashtu në vitet e fundit, në veçanti ndarjet politike të boshnjakëve janë përkrahur apo forcuar nga disa parti më të mëdha shqiptare, me qëllimin e qartë të dobësimit të paraqitjes së përbashkët të tre deputetëve në vendet e garantuara boshnjake në Kuvendin e Kosovës.

(Rasti i fundit: dy deputetë turq nga një parti politike së bashku kapërcyen tre deputetë të ndarë boshnjakë, dhe në qeverinë aktuale morën një pozicion ministror për komunitetet joshumicë/joserbe.)

Në ndihmë të atyre ndarjeve politike boshnjake prapa skenave dhe hapur marrin pjesë dhe disa ish përfaqësues politikë boshnjakë të cilët, duke stimuluar një atmosferë mosmarrëveshjes të komuniteti boshnjakë, duan të mbulojnë përgjegjësinë e tyre të kaluarën për një numër të dështimeve strategjike nga (mos)regjistruar drejtat e boshnjakëve, duke filluar nga ato në Planë të presidentit Marti Ahtisarit, përmes të drejtave në kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, e deri në strategjinë e gabuar në adresimin e nevojave praktike të arsimit në gjuhën Boshnjake…

Nga ana tjetër, ndarja e fundit politike në Kuvendin e Kosovës në tre anët, në vend të përfaqësimit të mëparshëm solid të boshnjakëve të dy deputetëve nga koalicioni Vakat, vetëm më tej tregoi se nuk ka as mundësi teorike për koalicione paszgjedhore, ose marrëveshje për veprim të përbashkët për çështje të interesit kombëtar boshnjakë.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, veçanërisht për shkak të përfundimit të ardhshëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, dhe shumë sfidave të tjera, tashmë të dukshme për komuniteteve joshumicë dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe për shkak të çështjeve specifike kombëtare boshnjake të cilat duhen të adresohen në institucionet, boshnjakët e Kosovës, më saktë udhëheqësit e subjekteve të tyre politike, nuk duhet t’i lejojnë vetës luksin për të kandiduar shumë subjekteve politike në zgjedhje.

Gjithsesi, listë zgjedhore është e hapur, d.m.th. votohen pesë kandidatë/e, dhe fitojnë ata ose ato që ka numrin më të madh të votave.

Koalicioni Vakat, tre subjektet të tyre, është më e përgjegjshme në këtë moment për të ruajtur unitetin e tij politik, dhe me këtë të ruajë edhe deri tash qartë të shprehur platformën nacionale e komunitetit boshnjakë në Kuvendin, Qeverinë dhe shoqërinë të Republikës së Kosovës. Ndërsa të gjitha subjektet e tjera, të vjetra dhe të reja, janë të mirëseardhura në koalicion, sipas rregullave të vlefshme dhe me marrëveshjet e nënshkruara të koalicionit.

Në këtë emër, do të ishte mirë t’i tregojmë të gjithëve – pavarësisht nga mungesës së autoriteteve të jashtme cilit do të “ndërprenë” dyshimet dhe inatet tona për një veprim të përbashkët – të jemi të gatshëm të ngrihemi mbi interesat personale dhe të tregojmë shumicës që ne mundemi të jemi bashkë, të paktën kur është e nevojshme për interesin tonë kolektiv.

Fund fundi, mbi të gjitha, secili prej nesh është përgjegjës për veprimet e tij si para Zotit, ashtu edhe para njerëzve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave njofton se ka themeluar Komisionin për Shqyrtimin…