
Zgjedhjet e së dielës, Maliqi i sheh si test për Prishtinën
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit i ka parë si “test të fortë” për Prishtinën, analisti Agon Maliqi.
“A është çmendur Prishtina aq shumë sa që ta përqafojë përfundimisht frymën e izolimit dhe paranojës; të mbylljes në vete; të sovranizmit konservator të mbështjellur me petkun e rremë të anti-kolonializmit progresiv? A do të vetëmjaftohet Prishtina me të qenit intelektualisht një mbetje inferiore e kasabasë Osmane dhe periferisë provinciale jugosllave? Apo vërtetë Prishtina është pjekur mjaftueshëm në liri për t’u bërë kryeqytet evropian i Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” Maliqi.
Postimi i plot i tij:
Këto zgjedhje janë shumë gjëra dhe mes tyre janë edhe një test i fortë i provincialitetit të Prishtinës. A është çmendur Prishtina aq shumë sa që ta përqafojë përfundimisht frymën e izolimit dhe paranojës; të mbylljes në vete; të sovranizmit konservator të mbështjellur me petkun e rremë të anti-kolonializmit progresiv? A do të vetëmjaftohet Prishtina me të qenit intelektualisht një mbetje inferiore e kasabasë Osmane dhe periferisë provinciale jugosllave? Apo vërtetë Prishtina është pjekur mjaftueshëm në liri për t’u bërë kryeqytet evropian i Kosovës: qytet racional, i hapur, gjithëpërfshirës, rezistues ndaj dalldive populliste. Me fjalë të tera, në këto zgjedhje Prishtina voton për të dëshmuar se është bërë metropol dhe se nuk pranon të mbetet metropolitankë.