Zgjedhjet lokale, 29 subjekte politike aplikuan në KQZ

15 gusht 2021 | 16:52

Subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit i ka mbetur vetëm edhe dita e hënë për të aplikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë me dije se janë duke punuar edhe gjatë ditëve të vikendit për të pranuar aplikimet e subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për “KosovaPress” se KQZ-ja ka pranuar 29 subjekte politike, ku gjashtë nga ato janë parti politike, dhjetë janë iniciativë qytetarë dhe trembëdhjetë të tjerë janë kandidatë të pavarur.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar aplikimin e 29 subjekteve politike prej tyre gjashtë janë parti politike, dhjetë iniciativa qytetare dhe trembëdhjetë kandidatë të pavarur. Në përgjithësi numri i kandidatëve të cilët përcaktojnë këto subjekte politike është 34 kandidatë për kryetarë të komunave të ndryshme, si dhe 474 kandidatë për kuvende të ndryshme komunal. Afati i aplikimit të subjekteve politike, pra dhe njëkohësisht për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve është data 16 gusht dhe deri në orën 16:00 KQZ-ja do të presë aplikimet e subjekteve politike”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Gëzim Kaçanolli, i diplomuar në mjekësi, i bashkohet listës…