Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Deri në ora 09:00 kanë votuar mbi 22 mijë qytetarë
02 nëntor 2025
| 11:50
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut deri në orën 09:00 kanë votuar 2.88 për qind ose 22 mijë e 379 qytetarë.
KShZ-ja nuk ka raportuar për ndonjë problem gjatë procesit të votimit, ndërkohë njoftuan për secilën komunë për numrin e qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.
Qytetarët e Maqedonisë e Veriut sot po votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Të drejtë vote do të kenë 1 milion e 13 mijë e 357 qytetarë nga 1.8 milion votues sa janë të regjistruar



