
Zgjedhjet lokale, qytetarët mund ta ndërrojnë qendrën e votimit nga 28 qershori deri më 29 gusht
16 qershor 2025
| 14:40
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet lokale do të fillojë më 28 qershor 2025 dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025.
Gjatë kësaj periudhe 64 ditore, sipas KQZ-së, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre: përmes platformës elektronike të KQZ-së ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e ku është i regjistruar votuesi.
Sipas KQZ-ë, platforma elektronike për ndërrimin e Qendrës së Votimit do të jetë e qasshme me fillimin e kësaj periudhe.