
Zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës
05 janar 2022
| 12:18
Në raundin e tretë të votimit, Fehmi Kupina nga radhët e LDK-së është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Për të kanë votuar 25 asamblistë, nga 42 sa ishin prezent në sallë.
Përveç votave të LDK-së, pro Kupinës kanë votuar nëntë asamblistë të PDK-së dhe nga një i Nismës e Lëvizjes për Bashkim.
Kupina edhe në dy raundet e para kishte marrë nga 25 vota.