Zhdrella emërohet këshilltar sportiv i FC Prishtina

13 qershor 2025 | 13:57

Njëri prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit të Kosovës, Mentor Zhdrella është emëruar këshilltar sportiv i FC Prishtina.

Njoftimi është bërë nga klubi kryeqytetas. “Mentor Zhdrella i bashkohet FC Prishtinës si këshilltar sportiv! Një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar rikthehet në shtëpinë bardhekaltër, këtë herë në një rol të ri. Me përvojën e tij dhe vizionin për të ardhmen, Zhdrella do ta ndihmojë klubin drejt sukseseve të reja”, ka njoftuar Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hakan Çalhanoglu mund të largohet nga Interi. Fantazisti zikaltër, një…