
Zhegrova shkëlqen në Francë, shënon supergol në barazimin e Lille (VIDEO)
10 prill 2022
| 18:57
Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë në Francë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Lille.
Sulmuesi i Kosovës, ishte protagonist absolut ditën e sotme, në barazimin 1-1 që skuadra e tij mori ndaj Angers në transfertë.
Kur skuadra e tij po humbte 1-0, Zhegrova me një supergol nga jashtë zone, vendosi baraspeshën dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Pas 31 javëve kampionat, Lille mban vendin e 7-të në renditje me 48 pikë.