Zherka: Bashkë me tifozët e zjarrtë synojmë të dalim fitues

21 maj 2025 | 12:55

Trajneri i Kastriotit, Verim Zherka, vlerëson se të dielën në Rahovec skuadra e tij e luajti ndeshjen më të dobët deri më tani. Ai ka përmendur gabimet që i kanë bërë ferizajasit, ndërsa është shprehur i bindur se të njëjtat nuk do të përsëriten të enjten mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kastrioti e humbi 28:25 finalen e parë të plejofit nga Rahoveci. Rahovecit i duhet edhe një fitore për ta fituar titullin. Kastriotit edhe dy.

Ndeshja e dytë është nesër nga ora 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

“Në takim me lojtarët konstatuam që ndeshja në Rahovec ishte më e dobëta e jona deri më tani. E them këtë bazuar në dështimet që i kishim gjatë ndeshjes. Kemi pasur shumë gabime teknike, por edhe sulmuesit nuk e kishin ditën. Momenti vendimtar ishin 10 minutat e fundit të pjesës së parë. Nuk shënuam për nëntë minuta dhe nga rezultati 12:12, pjesa e parë përfundoi 19:12 për vendasit. Megjithatë, isha optimist dhe kisha besim se lojtarët e mi do të kthehen në lojë në pjesën e dytë. E arritëm këtë. Në minutën e 50-të patëm rastin të zvogëlojmë epërsinë në dy gola. Por në dy raste dështuam nga pozitat ku 100 për qind duhet të shënohet. Treguam që jemi ekip që luajmë deri në fund dhe nuk dorëzohemi kurrë. Tani e kemi ndeshjen në palestrën tonë të zjarrtë. E di që lojtarët do të japin maksimumin për fitore dhe nuk do të përsërisim gabimet e ndeshjes së parë. Jam i vetëdijshëm që do të jetë ndeshje e vështirë, por do të mundohemi maksimalisht që, bashkë me tifozët tanë të zjarrtë, të dalim fitues nga ndeshja”, ka theksuar Verim Zherka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është takuar me…