Zidane: Kontratat nuk kanë vlerë në futboll

17 prill 2021 | 15:33

Kontrata e Zinedine Zidane me Real Madrid përfundon në verën e vitit të ardhshëm, por francezi mund të largohet nga kampionët e Spanjës në fund të këtij sezoni.

Ai shfaqet i qetë përpara takimit të ditës së nesërme në kampionat kundër Getafes në kampionat, që nis në orën 21:00.

Reali po garon për titullin kampion dhe Zidane mendon vetëm për ndeshjen. Për momentin është i lumtur në Madrid, teksa kontratave nuk u jep fare rëndësi.

“Sot nuk di asgjë rreth së ardhmes time. Nuk shoh nga e ardhmja, as tani dhe as kur ishin të shumtë zërat që kërkonin shkarkimin tim. Asgjë nuk ndryshon, kështu që fokusohem vetëm tek e tashmja. Nesër do të luajmë një ndeshje të rëndësishme, kjo është e vetmja gjë që na intereson, asgjë tjetër.

Në futboll mund të kesh firmosur një kontratë katër apo pesë vjeçare. Por mund të ndodhë që të nesërmen e sheh veten të shkarkuar dhe të larguar. Kontratat nuk kanë asnjë vlerë. Unë jam i lumtur këtu, teksa mendoj vetëm për Getafen“, deklaroi Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj,…