Zidane: Nuk do të jem Fergusoni i Realit

10 dhjetor 2020 | 15:48

Nga rreziku për eliminim, Zinedine Zidane ja doli që të kualifikohej, ndërkohë që tashmë vendi i tij në krye të “Los Blancos” duket më i sigurt. Gjithsesi strategu francez ka siguruar se nuk do të jetë edhe për shumë kohë.

“Nuk do të jem Alex Ferguson i Real Madrid, kjo është e sigurt. Dua të shijoj atë që bëj. Nuk e di se sa do të qëndroj te Reali, pasi nuk e mendoj. Jam i lumtur që jam këtu edhe në moment të vështirë. Janë këta momente që t’i dhuron jeta. Në Madrid jam prej shumë kohësh dhe do të qëndroj edhe për ca”, u shpreh strategu i njohur francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Berisha ka qenë basketbollisti më i dalluar i javës…