Zjarr afër Aeroportit të Prishtinës, a rrezikohen avionët?

03 korrik 2025 | 21:24

Një zjarr i madh është parë në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova shihet se zjarri është afër Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Shpend Maliqi nga Policia e Aeroportit “Adem Jashari” konfirmoi se zjarri nuk paraqet ndonjë problem për fluturimet.

“Zjarri nuk është duke paraqitur ndonjë problem. Fluturimet po vazhdojnë në mënyrë krejt normale”, tha Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Enver Hoxhaj, sot në…