ZKA-ja auditon Sistemin Informativ për skemat pensionale në Kosovë

09 shkurt 2026 | 16:01

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e teknologjisë së informacionit “Sistemi i Integruar Informativ (SII) për skemat pensionale në Kosovë”, për periudhën 2024-2026.

Fushëveprimi i këtij auditimi është Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Departamenti i Pensioneve, në kuadër te të cilit përfshihen edhe zyrat regjionale.

Gjithashtu në fushëveprim është paraparë edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit për rolin e saj në ruajtjen dhe inventarizimin e dosjeve të punëtorëve në ndërmarrjet shoqërore të Kosovës, si dhe Arkivi Shtetëror i Kosovës për rolin e tij në procesin e dokumenteve të arkivuara.

Auditimi ka për qëllim të vlerësojë nëse Sistemi i Integruar Informativ për skemat pensionale funksionon në mënyrë efektive duke siguruar të dhëna të sakta, me shërbime të digjitalizuara si dhe në kohë reale për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e…