ZKA-ja dërgon 11 raste në Prokurorinë e Shtetit

04 korrik 2025 | 23:23

Zyra Kombëtare e Auditimit ka dërguar gjithsej 11 raste në Prokurorinë e Shtetit, pasi ato lidhen me parregullsi të evidentuara në kuadër të katër raporteve të auditimit të performancës.

Nga ZKA është bërë e ditur se këto raste i përkasin viteve 2024 dhe 2025.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të premten në konferencë për media prezantoi rezultatet e auditimit për 96 institucione publike.

“Nga 96 raportet e publikuara, 49 janë të nivelit qendror, 38 të nivelit lokal/komunal, si dhe nëntë të ndërmarrjeve publike”, deklaroi auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, në një konferencë për media të premten.

Në këto raporte thuhet se janë dhënë 42 opinione të pamodifikuara (të pastra), 34 për nivelin qendror, shtatë për nivelin lokal, si dhe një për ndërmarrjen publike “Telekomi”.

Ndërkaq, janë dhënë edhe 50 opinione të kualifikuara 15 që i përkasin nivelit qendror, 31 komunave dhe katër ndërmarrjeve publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë pengje do të lirohen në ditën e parë të…