Zogaj për VV-në: Duhesh me pasë inkurajim të madh që për 20 vjet rresht me e dëmtu vendin
09 gusht 2025| 11:53
Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar ashpër Albin Kurti dhe VV-në.
Duke komentuar kritikat e deputetëve të kësaj partie për aktgjykimin e djeshëm të Kushtetueses, ai ka treguar për ndryshimin e qëndrimeve të kësaj partie.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo parti nuk e ka humbur asnjë përpjekje për të dëmtuar vendin.
“Kur ishte pakice e ne oposite, shumica i ka fajet. Tash ne pushtet e shumice, pakica i ka fajet. Duhesh me pase inkurajim te madh qe per 20 vite rresht, prej themelimit, mos me e humb asnje perpjekje qe me e demtu vendin”, ka shkruar Zogaj.