
Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për vrasjen e 13-vjeçarit gjatë luftës në Vushtrri
10 qershor 2025
| 14:27
I akuzuari për krime lufte, Zoran Vukotiq, është shpallur fajtor të martën nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ai është dënuar me 15 vjet burgim.
Vukotiqi është dënuar për pikën e akuzës, në të cilën ngarkohet se në bashkëkryerje ka vrarë të miturin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13-vjeçare, B.M., në Vushtrri, ndërsa për pikat e tjera është liruar nga akuzat.