ZRrE-ja i jep ultimatum Qeverisë për rrymën në veri (Dokument)

03 dhjetor 19:57

Gazeta “Epoka e re” ka arritur të sigurojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në të cilin thuhet se për të ushtruar funksionet e veta të parapara me ligj në fuqi, operatorëve të licencuar duhet t’u sigurohet qasja e sigurt në astetet e të licencuarve nga institucionet e Republikës së Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas këtij vendimi, për të ushtruar funksionet e veta të parapara me ligj në fuqi, operatorëve të licencuar duhet t’u sigurohet qasja e sigurt në astetet e të licencuarve në katër komunat veriore. “Kjo qasje duhet të sigurohet nga institucionet e Republikës së Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, është thënë në këtë vendim.

“Shtyrja e ekzekutimit të vendimit V_399_2012, nga pikëpamja e mospërfshirjes së kostove të furnizimit për veriun e Kosovës dhe mënyrës se si detyrim është caktuar sipas Aktvendimit të Gjykatës, pasqyron zbritjen e kostos së humbjeve nga tarifat e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut dhe krijohen nga katër (4) komunat në veri”, thuhet ndër të tjera në këtë vendim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po tregohet i…