
ZRrE-ja s’përgjigjet për vendimin e Komerciales, Dhoma e Tregtisë i drejtohet me ‘kërkesë urgjente’ Vjosa Osmanit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) i është drejtuar me “kërkesë urgjente” Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas mospërgjigjes nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë qe një javë nga vendimi i Gjykatës Komerciale për të pezulluar vendimin për të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë elektrike, i cili u shpall i paligjshëm për mënyrën se si është marrë.
Komunikata e plotë e DhTIK:
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me mosreagimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pas aktgjykimit të datës 29.07.2025, të nxjerrë nga Gjykata Komerciale.
Bazuar në pikën 2 dhe 4 të këtij aktgjykimi, ne kemi pritur një veprim konkret nga ana Zyrës së Rregullatorit për Energji, por deri më tani nga kjo e fundit nuk ka pasur një njoftim për hapat e mëtejshëm.
Kompanitë që nuk kanë nënshkruar kontratë, nuk kanë asnjë informacion se nga kush po furnizohen me energji elektrike dhe kujt duhet t’i përgjigjen në fund të muajit kur t’u vjen fatura.
Ne vlerësojmë se pas këtij aktgjykimi, nuk ka më vend për vazhdim të Liberalizimit të Tregut të Energjisë.
Me këtë rast, DhTIK i është drejtuar edhe njëherë ZRRE-së me kërkesën që pezullojë vendimin për Liberalizim të Tregut të Energjisë dhe të nis menjëherë konsultimet publike me të gjitha palët e interesit.
Në mungesë të reagimit nga institucionet përgjegjëse, Dhoma i është drejtuar me një kërkesë urgjente edhe Presidentes, Vjosa Osmani.
DhTIK qysh nga marsi, kur kemi marrë informatën për nisje të këtij procesi përmes mediave, ne kemi ofruar bashkëpunimin e plotë për të gjitha institucionet, pasi në nuk kemi qenë dhe nuk jemi kundër procesit, por kundër formës së zgjedhur për ta bërë atë.
Me respekt,