
Zvicër/ Babai i futbollistit kosovar e grushton referin gjatë lojës
03 qershor 2025
| 12:30
Një incident ka ndodhur të shtunën e kaluar gjatë një ndeshje futbolli për të rinjtë në Zvicër.
Dyshohet se një burrë nga Kosova e ka sulmuar referin, në ndeshjen e juniorëve në mes të Schoflandit dhe Villmergen-it.
Rasti në fjalë ka bërë bujë të madhe dhe është raportuar edhe në mediat zvicerane.
50 vjeçari nga Kosova, Mërgim B, thuhet se e ka grushtuar referin në ndeshjen ku po luante edhe djali i tij, 15 vjeçari Luan B.
Rreth kësaj ngjarje janë deklaruar edhe familjarët e të dyshuarit, të cilët thanë se po ndihen jashtëzakonisht keq pas këtij rasti.
Ndërkohë, po shqyrtohet edhe mundësia për një ndalim hyrjeje të këtij personi në të gjitha fushat e kantonit Aargau, në mënyrë që dënimi të ketë efekt real, shkruajnë mediat zvicerane.