Zylfiji i Dukagjinit, “Ylli i javës” së gjashtë të Superligës

26 shtator 2025 | 14:39

Hyri si zëvendësues, ndryshoj lojën dhe shënoj një gol. Kaq i mjaftuan Iljasa Zylfiut, për ta marrë epitetin e futbollistit të javës së gjashtë të Superligës, që ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Çmimi “Ylli i javës” sipas FFK-së, ndahet çdo javë, duke vlerësuar futbollistin më të dalluar të xhiros së luajtur në ligën elite të futbollit vendor.

“Për javën e gjashtë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Dukagjinit, Iljasa Zulfijit, i cili hyri në ndeshje si zëvendësues dhe shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij, duke ndikuar shumë në ngritjen dhe organizimin e lojës. Në fund, skuadra klinase shënoi fitore kundër KF Llapit me rezultat 3:1.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga: Skender Kapra, Luan Tabaku dhe Murat Zejnullahu”, ka shkruar FFK-ja.

Pasi mori këtë çmim, Zulfiji u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:
“Ndeshja e ditës së djeshme ishte shumë e rëndësishme për ne. Gjithë javën jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe arritëm të marrim tre pikët. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm, siç kemi qenë deri më tani.
Qëllimet e KF Dukagjinit janë që t’i marrim secilën ndeshje një nga një, pa eufori, dhe të synojmë daljen në Evropë. Shpresoj që ta arrijmë këtë sukses”, ka thënë ai për faqen zyrtare të FFK-së.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se pas…