
Zymer Cakolli, mësues e pedagog i shquar, si dhe veprimtar e hulumtues i dalluar
Shkruan: Fatmir Krasniqi, mësimdhënës i pensionuar
ShFMU “Elena Gjika”, është njëra ndër shkollat më të dalluara e më të njohura jo vetëm në Prishtinë e Kosovë, por edhe më gjerë.
Është vatër e dalluar edukativo- arsimore, si dhe burim i pashtershëm i nxënësve të zgjuar e talentë, e me mësimdhënës të veçantë dhe të përkushtuar në punën e misionin e tyre të shenjtë.
Në mesin e shumë mësimdhënësve të dalluar, të kësaj shkolle me traditë të gjatë pune shumëvjeçare të suksesshme, është edhe mësuesi Zymer Cakolli. Një mësues e pedagog i shquar me përvojë të gjatë pune në arsim, si dhe veprimtar e hulumtues i dalluar e i palodhshëm.
Mësuesit, gjithmonë u gëzohen sukseseve të nxënësëve të tyre, dhe me shumë kënaqësi e krenari i veçojnë dhe flasin kudo që janë për ta. I veçon nxënësit Reis Rexhepin dhe Andi Jahirin, të cilët kishin treguar aftësi të jashtëzakonshme në Garat e 13- ta, Ndërkombëtare të Abakusit dhe Aritmetikës Mentale ,duke fituar Çmimin “Gold Topper”,dhe duke zënë vendin e Dytë. Lajmi i shkëlqyer dhe suksesi i arritur i këtyre nxënësve në këto gara e kishin gëzuar e emocionuar pa masë mësuesin Zymer. Ky sukses është një dëshmi e punës së palodhshme të nxënësve, si dhe aftësive, talentit e përkushtimit të tyre ndaj edukimit mendor dhe zhvillimit të shkathtësive logjike. Garat janë mbajtur më 25 Janar 2025,dhe në mesin e 153 pjesëmarrësve nga Kosova, ata arritën të dallohen në mesin e konkurrentëve nga e gjithë bota. Po ashtu edhe nxënësi Zgjim Gërvalla, zuri vendin e parë në Garat e Atomit. Mësuesi Zymer e ka të vështirë t’i dallojë edhe ish nxënësit e tij shembullorë,megjithatë i veçoi me shumë admirim disa prej tyre, si: Gresa Dodën, Lea Krajkovën, Yllka Krasniqin, Rozafa Bashotën, Fisnik Demollin, Ermir Cakollin.
Mësuesi Zymer në rolin e hulumtuesit
Në përvojën e tij shumëvjeçare, përveç punës edukativo-arsimore të suksesshme është marrë dhe vazhdon të merret me hulumtime të shumta që kanë të bëjnë me edukimin e drejtë e shëndetin e plotë të nxënësve. Në këtë punë të palodhur e të mundimshme, e kanë ndihmuar edhe nxënësit, të cilët me shumë dëshirë e pasion, e të motivuar, kanë pranuar t’i bashkohen mësuesit Zymer në këto hulumtime me shumë vlerë.
Hulumtimi mbi ndikimin e Obezitetit te fëmijët në mësim
Duke parë rrezikun e mbipeshës te fëmijët, mësuesi Zymer thotë se ne bëmë një hulumtim, dhe se rezultatet ishin jo të mira. Konstatuam se 3% të fëmijëve në nën moshën 10 vjeçare janë obezë. Po ashtu ka bërë hulumtim edhe për Çantat e rënda që po i dëmtojnë nxënësit. Në raport me moshën e nxënësve, ai thotë se çanta tejkalon peshën e lejuar në raport të moshës dhe peshës së trupit. Një çantë e nxënësve të moshës 6-7 vjeçare, ka dalë të jetë mbi 10.49 kg.
Hulumtimi
Rreziqet nga konsumimi i cigareve elektronike
Mësuesi Zymer së bashku me një grup nxënësish të dalluar të shkollës, kanë bërë një hulumtim shumë të rrallë e të veçantë dhe të domosdoshëm, duke realizuar me shumë vëmendje e kujdes, përgjegjësi e përpikëri, Përdorimin e cigareve elektronike, duke përfshirë rreth 500 nxënës të moshave 10.11.12.dhe 13 vjeç.Rezultatet e këtij hulumtimi janë marrë dhe analizuar në hollësi. Duke analizuar rezultatet, thotë mësuesi Zymer, kemi vërejtur se përqindja e fëmijëve të moshës 10 vjeçare, që janë të varur nga cigaret elektronike është 3.47%. Po ashtu, për fëmijët e moshës 11 vjeçare 3.50% konsumojnë cigare çdo ditë, ndërsa për moshën 12 vjeçare,3.30% janë të varur nga cigaret elektronike. Më tej, për fëmijët e moshës 13 vjeçare,përqindja arrin në 5.78%.Nga rezultatet e fituara për këtë problematikë të sigurimit të cigareve elektronike, lind dilema se si e sigurojnë këtë produkt?!…Një shqetësim i madh është se fëmijët e moshës 10 vjeçare,3.30% e sigurojnë me para xhepi. Për moshën 11 vjeçare,7.50% e fëmijëve e sigurojnë me para xhepi, ndërsa për moshën 12 vjeçare,5.30% e sigurojnë në këtë mënyrë. Rritja është shumë e madhe për fëmijët e moshës 13 vjeçare, ku përqindja arrin në 26.44%. Paratë e xhepit janë kursimet e tyre, si dhe punët që mund të kryejnë në moshën e tyre. Madje, disa deklarohen se financohen edhe nga familja,shoqëria,e të tjerët. Mësuesi Zymer, thotë se Hulumtimi ka nxjerr në pah edhe shkaktarët e fillimit të përdorimit të cigareve elektronike, si: kureshtja, ndikimi nga shoqëria, trendi, perceptimi i tij si “cool”, aromat, rrjetet sociale që bëjnë reklama për përfitime materiale, dhe mungesat e informacionit për rreziqet dhe pasojat që shkakton përdorimi i këtyre cigareve?!…Ky është një fenomen shumë shqetësues e me pasoja të mëdha e të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Në mjekësi thuhet se më mirë është me parandaluar, se sa me mjekuar. Këta fëmijë, përdorues të cigareve elektronike, nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e përkeqësimit të tyre shëndetësor, dhe fare nuk brengosen e nuk kanë as turp, por me një “krenari” të theksuar e të tepruar po e përdorin këtë lloj cigareje. Prindërit e këtyre fëmijëve mbajnë përgjegjësi të madhe në parandalimin e kësaj dukurie të shëmtuar. Përgjegjësisë nuk mund t’i ikin as shkollat e institucionet më të larta shtetërore. Mësuesi Zymer, ka ligjëruar me nxënësit e Shkollës “Elena Gjika”, e po ashtu edhe me nxënësit e Shkollës,”Xhemail Mustafa”. Është ftuar në emisione televizive për të prezentuar këtë hulumtim. Por, interesim për këtë hulumtim, duhet të shprehin edhe institucionet arsimore në nivel komunal e shtetëror.
Nxënësit hulumtues: Dea Fejzullahu, Anisa Dibra, Arsa Gori, Bind Kazazi, Merve Haxhijahaj, Rana Damka, Riga Zhushi, Zgjim Gërvalla.
Mësuesi Zymer, veprimtar i palodhshëm
“Faleminderit miq”
Mësuesi Zymer,së bashku me një grup nxënësish të mrekullueshëm, talentë e piktorë të rinj të Shkollës “Elena Gjika”, përgatitën e realizuan një Ekspozitë shumë të rrallë e të veçantë,dhe të paparë deri më tani, duke pikturuar personalitetet e shquara ndërkombëtare, në shenjë mirënjohjeje të thellë e falënderimi që kontribuan për çlirimin, lirinë e Pavarësinë e Kosovës. Jemi në prag të 12 Qershorit- Ditës së Çlirimit e të Paqes së Kosovë. Punimet e këtyre nxënësve krijues janë motivuar nga mësuesi Zymer, arsimtarja e artit dhe familjarët. Sa bukur i kanë pikturuar figurat e ndritshme, si Xhorxh Bush e Bil Klinton, Medlin Obrajt e Viliam Voker, Zhozef Diogard e Eliot Engel, Toni Bler e Xhekson, Angela Merkel e Mbretresha Elizabetë,Zhak Shirak e Papa Gjon Pali II, dhe të tjerë .Aleatët më të mdhenj të shtetit të Kosovës. Ekspozitën, së pari e hapën në ambientet e shkollës, në prani të shumë mysafirëve e personaliteteve të shquara.Ekspozita “Faleminderit miq”, ka zgjuar e po vazhdon të zgjojë interesim të jashtëzakonshëm. RTK-ja në emisionet e saja të rregullta i ka kushtuar hapësirë e publicitet të madh, po edhe disa nga televizionet tjera. Disa nga këto personalitete që janë përzgjedhur e pikturuar nga vet nxënësit, kishin vizituar gjatë luftës Kosovën, por edhe Kampet në Maqedoni, Shqipëri e Bllacë. Më 10 Prill 2025,me Ftesë të Jahja Llukës, veprimtarit të shquar e të palodhshëm, si dhe krytarit të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e veta, mësuesi Zymer së bashku me disa nxënës, arsimtarin e dalluar Florim Gashi, dhe punëtorin e palodhshëm Ibrahim Krasniqi, e i pranishëm isha edhe unë, prezentuan me shumë sukses.
Nxënësit piktorë të dalluar: Dea, Rana, Ada Kuçi, Anisa, Arsa, Dilara, Eylem, Jeta Bilalli, Leonisa Bytyçi, Riga, Sihana Konushevci, Hira Halaçi, Belma Ismaili, Dilara, Lumi, Liburna Ilazi . Ekspozitën “Faleminderit miq”, te Parku Memorial “Bllaca 99”, me rastin e 26 Vjetorit të dëbimit me dhunë të shqiptarëve nga forcat ushtarake e policore serbe. Bllaca ishte fushëgropa e gjenocidit serb. Me rastin e 12 Qershorit, Ekpozita do të hapet edhe në Fushë Kosovë.
Ky është portreti i mësuesit të shquar e të dalluar, e edhe pjesëmarrës aktivë në shumë konferenca, simpoziume e trajnime të shumta arsimore, brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe veprimtari të ndryshme kulturoro-arsimore.
Ndërsa, nxënësit hulumtues e piktorë të dalluar janë ardhmëria më e ndritshme e Kosovës, janë vet krenaria.