
Zyra Rajonale e Punësimit ofron përkrahje për grupet e margjinalizuara në Mitrovicë
Drejtori i Zyrës Rajonale të Punësimit, Besmir Salihu, ka pritur në një takim përfaqësuesit nga grupet e margjinalizuara në Mitrovicë, me ç’rast është diskutuar për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit dhe komunikimit në mes të dy palëve.
Qëllimi i këtij takimi ishte përkrahja dhe përfshirja e këtyre kategorive në kuadër të programeve të cilat i implemton Zyra e Punësimit në Mitrovicë.
Me këtë rast, drejtori Salihu ka theksuar se këto takime me organizata janë të një rëndësie të veçantë, pasi që përmes tyre do të nxjerrim rekomandime të cilat mund të adresohen dhe të lehtësohet qasja për integrim në tregun e punës për këto kategori, respektivisht në Komunën e Mitrovicës.
Po ashtu në këtë takim përfaqësuesit nga organizatat kanë prezantuar pikëpamjet e tyre dhe kërkesat që kanë për përkrahje në punësim, dhe kanë falënderuar iniciativën e Zyrës së Punësimit për bashkëpunimin e treguar.
/Epoka e re/