Zyrtare: Alexander-Arnold largohet nga Liverpooli

05 maj 2025 | 11:46

Trent Alexander-Arnold tashmë është pjesë e historisë së Liverpoolit. Klubi “i kuq” ka bërë të ditur zyrtarisht vendimin e mbrojtësit, i cili është kërkuar nga Real Madridi, për të lënë “Anfield”-in pasi kontrata e tij përfundon.

“Trent Alexander-Arnold ka informuar Liverpoolin për dëshirën e tij për të lënë klubin këtë verë pasi të skadojë kontrata aktuale”, ka njoftuar Liverpooli në llogarinë e tij të “X”. Vetë Alexander-Arnold e ka bërë të ditur këtë vendim nëpërmjet rrjeteve të tij sociale:

“Pasi kam kaluar 20 vjet te Liverpool Football Club, ka ardhur momenti të konfirmoj se do të largohem në fund të sezonit. Pa dyshim, ky është vendimi më i vështirë që kam marrë në jetën time. E di që shumë njerëz kanë pyetur pse ose janë ndier të zhgënjyer për faktin që nuk kam folur ende për këtë, por gjithmonë ka qenë qëllimi im të përqendrohem në më të mirën për ekipin: të siguroj titullin e 20-të të Premier Ligës”, ka thënë mbrojtësi anglez.

“Ky klub ka qenë jeta ime, bota ime, për 20 vjet. Që nga Akademia e deri tani, mbështetja dhe dashuria që kam ndier nga të gjithë, brenda dhe jashtë klubit, do të më shoqërojnë përjetë. Do të jem përgjithmonë mirënjohës. Por nuk kam njohur asgjë tjetër, dhe ky vendim përfshin eksperiencën e një sfide të re, daljen nga zona ime e rehatisë dhe përmirësimin tim si profesionist dhe si person. Kam dhënë gjithçka çdo ditë që kam qenë në këtë klub dhe shpresoj që të ndiheni se kam shpërblyer çdo moment të kohës që kam kaluar këtu”, ka shtuar ai.

Alexander-Arnold të gjithë ata që ka punuar përgjatë këtyre 20 viteve. “Prej zemrës, i falënderoj të gjithë: trajnerët, përfaqësuesit, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët tanë të pabesueshëm, për këto 20 vjet. Kam pasur fatin të jetoj ëndrrat e mia këtu. Dashuria ime për këtë klub nuk do të vdesë kurrë”, ka përfunduar Alexander-Arnold.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne…