
Zyrtare: Giovinco nënshkruan për Sampdorian
09 shkurt 2022
| 16:00
Ish-ylli i Juventusit, Sebastian Giovinco i është bashkuar zyrtarisht Sampdorias, si transferim i lirë, duke nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit. Giovinco kthehet në Serie A shtatë vjet pas transferimit të tij në Toronto FC nga Juventusi.
Ai ka shënuar 40 gola në 190 paraqitje në Serie A ku luajti për Juventus, Empoli dhe Parma.
“UC Sampdoria njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për regjistrimin e futbollistit Sebastian Giovinco (lindur në Torino më 26 janar 1987). Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë ekonomike deri më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftim e Sapmdorias.