Zyrtare: Massimiliano Allegri, trajner i ri i Milanit

30 maj 2025 | 12:04

AC Milan ka zyrtarizuar emërimin e Massimiliano Allegrit si trajner i ri pas largimit të Sergio Conceicaos.

“Rossonerët” dhe drejtori i ri sportiv, Igli Tare, nuk kanë qëndruar duarkryq duke filluar punën menjëherë për të pasur gati ekipin për sezonin e ri.

Puna e parë e Tares ka gjen gjetja e trajnerit të ri dhe kjo ka ndodhur brenda 72 orëve të tij të para në rolin e drejtorit sportiv.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Massimiliano Allegri është emëruar trajner kryesor i ekipit të parë të meshkujve. Klubi i shpreh mirëseardhjen e ngrohtë dhe urimet më të mira Massimilianos dhe stafit të tij”, thuhet në komunikatën e kuqezinjve. Allegri thuhet se ka nënshkruar kontratë për dy vite me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hulumtuesi në  Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka…