Zyrtare: Muriqi mungon ndaj Çekisë dhe Anglisë

12 nëntor 2019 | 14:04

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes ka marrë një lajm jo të mirë pak ditë para dy ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2020”. Bëhet fjalë për mungesën e sulmuesit kryesor Vedat Muriqi në ndeshjen e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë.

“Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë më shumë se një muaj kur janë mbajtur…