Zyrtarët rusë: Nga 1 maji Khersoni do të përdorë rubla

28 prill 2022 | 08:20

Qyteti Kherson në Ukrainën jugore, të cilin Rusia pretendon se e ka pushtuar, do të kalojë në përdorimin e rublës nga 1 maji, raportoi media shtetërore ruse “Ria novosti”.

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës ushtarako-civile të rajonit, tha për “Ria novosti” se tranzicioni do të ndodhë në një periudhë prej katër muajsh, gjatë së cilës rubla ruse dhe hryvnia ukrainase do të jenë në qarkullim, shkruan BBC.

Sipas zyrtarit rus, pas kësaj periudhe rajoni do të kalojë plotësisht në përdorimin e monedhës ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 77 vjet që nga ekzekutimi i Benito Mussolinit.…