350 persona të arrestuar në marshin për bojkotimin e zgjedhjeve në Rusi

29 Janar 11:47

Të paktën 350 persona, duke përfshirë liderin opozitar, Aleksei Navalny janë ndaluar në gjithë Rusinë, në marshin e tyre, në mbështetje të bojkotimit të zgjedhjeve.

Politikani i kundërkorrupsionit është tërhequr në një furgon nga policia, pak kohë pasi i ishte bashkuar marshit me më shumë se 1 000 pjesëmarrës në qendër të Moskës.

“Unë jam ndaluar. Kjo nuk ka rëndësi. Ejani në Tverskaya. Nuk po protestoni për mua, mirëpo për veten dhe të ardhmen tuaj”, ka shkruar Navalny në llogarinë e vet në “Twitter” derisa ishte në furgonin e policisë.

Arrestimi i tij është filmuar dhe është publikuar me anë të disa videove.

Disa orë më vonë ai ka njoftuar se është liruar nga policia, mirëpo do të përballet me një seancë dëgjimore për akuza të paspecifikuara.

“Falënderim i madh për të gjithë ata që më kanë përkrahur dhe kanë qëndruar jashtë stacionit të policisë. Kam dëgjuar thirrjet e juaja. Jeni të mrekullueshëm”, ka shkruar Navalny përmes një tjetër postimi në “Twitter”.

Mijëra rusë kanë qenë të pakënaqur me idenë e udhëheqjes edhe për gjashtë vite të presidentit aktual rus, Vladimir Putin, andaj kanë daluar në rrugë, duke përkrahur thirrjen e Navalnyt për të bojkotuar zgjedhjet e 18 marsit.

Policia ka paralajmëruar më herët se në prag të zgjedhjeve do të jetë më e ashpër ndaj protestuesve për të cilët konsiderohe se po thyejnë ligjin.

Monitoruesi i zbatimit të ligjit në Rusi, OVD-Info, ka thënë, se 350 persona janë ndaluar në gjithë vendin, duke përfshirë 66 në UFA, 65 në Volgograd, 51 në Cheboksary, 31 në Kemerovo, 23 në Murmansk, 19 në Shën Petersburg, dhe 16 në Moskë. Shumica prej tyre janë liruar brenda orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Qëndrimi i shteti të Malit të Zi lidhur me Marrëveshjen…