Alves: Neymari kishte nevojë të largohej nga hija e Messit

30 Janar 11:04

Mbrojtësi Dani Alves, në një intervistë për faqen e internetit të FIFA-s, zbuloi arsyen pse Neymari kërkonte me ngulm largimin nga Barcelona.

“Neymari, së bashku me Messin, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Por, kishte nevojë të largohej nga hija e Messit. Të luash me dikë të pakrahasueshëm si Messi është fantastike, por gjithmonë pyet veten nëse je i mirë vetë apo luan mirë nga tjetri që ke në krah. Mendoj se mundësitë për të fituar trofe individualë rriten kur je larg dikujt si Messi”, ka thënë mbrojtësi i djathtë i PSG-së.

Alvesi theksoi se nuk e la Juventusin për para: “Vendosa të luaja për PSG-në që ta ndryshoja historinë e klubit. E di që njerëzit mund të mendojnë se erdha për para, por nuk është e vërtetë. Kisha oferta të tjera më të mira sesa ajo e PSG-së”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Faton Kurshumlija nga Kosova më 31 janar do të jetë…