Berat Rukiqi zgjedhet kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

11 korrik 2018 | 14:05

Pas një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent zgjedhor, për përzgjedhjen e organeve qeverisëse të Odës Ekonomike Kosovës (OEK), proces në të cilin morën pjesë mbi 1,800 anëtar të Odës Ekonomike, në bazë të parimit një anëtarë një votë, nga të gjitha shoqatat sektoriale si dhe nga njësitë rajonale të Odës (29 shoqata dhe 7 njësi rajonale), sot u zgjodhën strukturat drejtuese, përkatësisht organet e Odës Ekonomike të Kosovës.

Berat Rukiqi është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili ishte i vetmi kandidat për këtë post.

Kryetar i deritanishëm i OEK-ut ishte Safet Gërxhaliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Premier Ligës, Manchester City ka arritur më në…