Cassano: Messi si Federeri, Ronaldo si Nadali

18 korrik 2018 | 16:59

Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano është fans i Leo Messit dhe beson se argjentinasi është futbollisti më i mirë në histori të futbollit.

“E dua Messin, sepse në mendim tim ai është më i miri i të gjitha kohërave dhe emocionet që mi jep ai janë unike”, ka thënë Cassano. “Ronaldos nuk i mungon asgjë, të jemi të qartë, por kjo nuk është poenta. Tani, Ronaldo është si Nadal, atlet i jashtëzakonshëm i ndërtuar nga talenti, por po ashtu puna e madhe dhe dëshira. Messi është më shumë se sa Federer. Ai është artist i pastër dhe klas. Ata janë të ndryshëm, por unë preferojë njërin para tjetrit. Unë jam me Messin, ai mund të bëjë dallimin duke qëndruar në një vend. Ai pothuajse nuk ka nevojë për stërvitje”, ka shtuar Cassano.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se rekomandimi i…