Eboue: Jam i vetmuar, pranoj të luaj edhe në Bagdad

06 Shkurt 13:00

Pas problemeve financiare dhe depresionin, ku ai shkoi derisa të mendonte vetëvrasjen pas braktisjes nga familja dhe humbjes së pasurisë, Emmanuel Eboue është gati që t’ia nisë nga e para.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, thotë se mezi po pret që të kthehet sërish në fushë pas ndihmës që i ofruan “topçinjtë”, por edhe ish-klubi i Galatasarayt.

“Gjithçka dua të bëj, është të luaj edhe njëherë futboll. E kam ende aftësinë për të luajtur. Do të pranoja të shkoja edhe në vende si Bagdadi apo Pakistani për të luajtur përsëri futboll. Nuk më intereson se ku. Unë jetoj me valixhet gati dhe nga momenti në moment mund të më nxjerrin nga shtëpia. Nuk kam asnjeri pranë në këto momente. Ndihem i braktisur. Dikur shkoja mirë me fëmijët dhe familjen, por sot jam krejtësisht i vetëm”, ka thënë 34-vjeçari për “Canal”, i cili ka mbetur i pastrehë, edhe pse dikur luante në finalen e Ligës së Kampioneve përballë Lionel Messit (2006).

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur nga pesë shtetet…