Ekipi Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin miratoi planin e punës

12 korrik 2018 | 18:34

Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, i themeluar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur të enjten takimin e radhës dhe ka miratuar rregulloren dhe planin e punës.

Ekipi Përgatitor është themeluar për të ndërtuar infrastrukturë teknike e ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Ai përbëhet nga katër përfaqësues të institucioneve shtetërore, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, si dhe pesë përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë të proceseve të ballafaqimit me të kaluarën.

Ky ekip vepron që nga 1 maji 2018 dhe takohet në baza të rregullta javore.

Me miratimin e dokumenteve themelore të Ekipit Përgatitor, tani puna do të përqendrohet në përgatitjen e akteve juridike, dokumenteve dhe hapësirave të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Ekipi Përgatitor ka afat 18 muaj që ta përfundojë punën e vet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë…