FSK-ja nuk duhet të bëhet pjesë e dialogut

13 korrik 2018 | 08:12

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se nuk është problem largimi i serbëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK-ja), por mundësia e Serbisë për të ndikuar në institucionet e sigurisë së Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka paralajmëruar se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Policinë e Kosovës.

Selimi ka bërë thirrje të mos lejohet që FSK-ja të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se dialogu po vazhdon dhunshëm dhe kundër interesave të Kosovës. Sipas Selimit, dialogu me këtë format dhe me këta persona nuk duhet të vazhdojë.

Ai ka folur edhe për funksionimin e koalicionit qeverisës, duke thënë se ky koalicion tashmë ka humbur shumicën, prandaj sa më parë duhet të shkohet në zgjedhje.

Selimi ka theksuar se zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të dalë nga kjo situatë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka ftuar të…