Fushë Kosovë: Ndërron jetë një punëtor ndërtimtarie, bie nga lartësia

24 maj 2018 | 10:52

Në Fushë Kosovë sot në orët e hershme të mëngjesit një person ka ndërruar jetë, derisa ishte duke punuar.

“Rreth orës 7:30 kemi marrë informacionin se në Fushë Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka bërë me dije për “klankosova.tv”, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka iniciuar një hetim me qëllim te ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Shqipërisë…