Ilda Bejleri: Të dashurin nuk e kam futbollist

24 dhjetor 2017 | 13:43

Gazetarja dhe moderatorja sportive, Ilda Bejleri, ishte e ftuar në televizionin “InTV”, në emisionin “Një kat më lart”, dhe i dha përgjigje disa pyetjeve në lidhje me jetën e saj personale, apo rreth aludimeve për lidhjet e saj me futbollistët.

“Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollistë. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja”, ka thënë gazetarja. Por çfarë profesioni ka pasur partneri i saj i fundit? “I fundit? Nuk ka mbërritur i fundit, është aktual. Nuk është futbollist”, ka pohuar Ilda. Në simbolikën e futbollit, gazetari e pyeti se si është porta e Ildës për të “shënuar” gol. “Porta është shumë e vogël, duhet ta marrësh shënjestrën shumë mirë”, buzëqeshi gazetarja. Ilda vlerësoi edhe Taulantin, si një prej futbollistëve seksi.

“Taulanti ka pasur një moment shumë të mirë, të paktën në kombëtarë. Mendoj se aty, në Beograd, ka pasur një moment shumë ‘sex appeal’ , momentin e flamurit. Unë e vlerësoj shumë trurin, e gjitha është në tru”, ka shtuar gazetarja. Në lidhje me karrierën e saj në televizion, ajo u shpreh se ndihet si në shtëpi në “Digitalb”. “Po të mos ketë rënë telefoni i bie të mos kesh bërë asgjë. Ka patur oferta, por unë jam besnike ndaj ‘Digitalb’-it, unë jam shumë mirënjohëse. Unë e ndjej vetën aty si në shtëpi, është si të tradhtosh shtëpinë”, ka deklaruar Ilda.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 37 persona kanë vdekur nga një shpërthim shkatërrues…